Meta e Thaçi takohen në Durrës

09 shtator 2018 | 15:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Durrës me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për forcimin e stabilitetit rajonal dhe për dialogun me Serbinë.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 9. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me ish-deputetin…