Meta mesazh nga Korça: Më pak biznesmenë e më shumë pedagog në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë

07 mars 2021 | 13:01

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një komunikim për mediat në Korçë, u shpreh se në Kuvendin e ardhshëm do të ketë njerëz me integritet, ndërsa apeloi që të ketë më pak biznesmenë.

“Në 7 mars të gjithë shqiptaret e kthejnë vështrimin nga Korça. Për largimin e figurave të vjetra të PS nuk kam asnjë koment. Por sa më shume pedagogë dhe të rinj të arsimuar dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipëri.  Është më rëndësi që të kemi njerëz me integritet ne Parlament.

Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë krye kushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”, tha Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-velina, Kejvina Kthella, di në çdo moment se si të…