Meta: Qeveria Kurti i ka të gjitha mundësitë për të qenë shembull i mirëqeverisjes në rajon (Video)

11 shkurt 2020 | 13:16

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë.

Me këtë rast, Meta ka thënë se qeveria Kurti i ka të gjitha mundësitë për të qenë shembull i mirëqeverisjes në rajon.

“Shumë i lumtur të prisja sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Albin Kurti. E urova për marrjen e detyrës së lartë dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë evropiane. Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë. Duhet të konkretizojmë partneritetin strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Shumë i lumtur të prisja sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Albin Kurti.

Shumë i lumtur të prisja sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Albin Kurti.E urova për marrjen e detyrës së lartë dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane.Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë.Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal. ?????

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 11. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderja më e re, Kylie Jenner, ka magjepsur të gjithë…