Meta uron Xhaferin: Shqiptarët faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE-ja dhe NATO-ja

28 janar 2024 | 14:25

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Talat Xhaferin për detyrën e tij të re si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik”.

“Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Meta në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…