MFPT me marrëveshje nën-huazimi në vlerë prej 5 milionë euro me ndërmarrjet publike

23 maj 2022 | 13:26

Në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Publike, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.

Këto mjete pritet t’u ndihmojnë ndërmarrjeve publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë Covid-19.

Marrëveshjet e nën-huazara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferev (MFPT) te ndërmarrjet publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe ndërmarrjeve publike.

Ministri Murati me këtë rast ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me BERZH-in për mundësimin e kësaj marrëveshje që përkrah ndërmarrjet publike.

Tutje, Ministri ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të ndërmarrjeve publike, si ofrues të rëndësishëm të infrastrukturës vitale të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten…