MFSK-ja: Berisha nuk ka refuzuar vendimin e Qeverisë për ngritje të pagave

02 korrik 2018 | 16:18

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) përmes një njoftimi për media ka demantuar shkrimet në media, sipas të cilave ministri Rrustem Berisha e ka refuzuar pagën me rritje për të cilën ka vendosur kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria në dhjetor të vitit të shkuar.

“Për hir të informimit korrekt dhe objektiv të qytetarëve dhe medieve, informojmë se ministri i FSK-së z. Rrustem Berisha nuk e ka refuzuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

E vërteta është se nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është kryer procedimi për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të Qeverisë Nr 4/20 datë 20.12.2017, për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë më 8.06.2018, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë më datë 11.06.2018.

Arsye tjetër e mosprocedimit ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it, MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet me efekt retroaktiv sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë”, është thënë në njoftimin e MFSK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka…