“M’i gjej katër dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”: Gjinaj tregon se çfarë i kërkoi “njeriu i Kurtit”, Ridvan Muharremi

07 gusht 2023 | 15:22

Për pronarin e “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, që tashmë në publik është i mbarënjohur si “njeriu i (Kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurtit”, të cilit i besohen edhe “sekretet shtetërore”, ka folur në hollësi të padëgjuara më parë edhe një biznemes shqiptar në Gjermani, Ndue Gjinaj, i cili në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala, ka treguar gjëra tmerrësisht të rënda nga bisedat e tij me “mikun e afërt” të Kurtit, dhe rolit që ka marrë ai.

Gjinaj ka treguar se personalisht Ridvan Muharremi, i ka kërkuar të gjejë “katër dëshmitarë katolikë” për të dëshmuar në Tribunalin e Hagës kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Kur kemi qenë në Shqipëri, Ridi një temë shpesh ma ka përmend. Më thojke ju besimtarë katolikë jeni më besnikë…Por, unë e kuptova vonë pse e thoshte”, nis e shtjellon Gjinaj. “Më tha: a mundesh m’ei i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se prokuroria dhe shteti i Evropës dhe bota ju beson më shumë katolikëve…Më tha, që unë me marrë dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”, ka treguar ai.

Gjinaj tregoi më pastaj edhe si ia kthyer përgjigjen Ridvan Muharremit: “I thash Ridit direkt. I thash Ridit, kush i del dëshmitar (kundër Hashim Thaçit) është një tradhtar”. Veç kësaj, biznesmeni Gjinaj tregoi edhe se si Ridvan Muharremi i ka folur për biznes të blerjes së armëve të vjetra turke, ku edhe ky i fundit i thotë se ai edhe Kurti kanë pasur për të marrë hisen e tyre “prej 10%” të 360 milionë eurove.

Gjinaj thotë që Muharremi nisi t’i flet për “tema armësh…”

“M’i shitë armët e Turkisë, armët që janë vjetru, Turkia ka marrë të reja, e këto armët e reja me i marrë. E kemi ba, tha, një bisedë me një polak, dhe që ai i ka lyp 15%. Janë afër 360 milionë euro armë, e përnjëherë m’ei qitë në Ukrainë. Tha që në qoftë se ai i merr 5%, tha mujm me ba biznes. Armët me i marrë prej Turqie, dhe 10 % janë për atë dhe Albin Kurtin. Armët me i marrë me i çu në Ukrainë, dhe 10 % me i taku Ridvanit dhe Albin Kurtit”, tregoi ai.

Gjinaj thotë t’ia ketë kthyer se është shtetas gjerman dhe se për një gjë të tillë nevojitet licensë. Por, Muharremi, si njeri i Kurtit, ishte i bindur se mund t’ia rregullojnë një të tillë.

“Këto janë pa licensë, i thash. Më tha, jo na mundemi me ba licensën. Më tha që ta japim ne një licensë ku ti guxon për shtet të Kosovës m’ei shitë armët. Edhe në ato tema t’u folë ia kërkova do fotografi të armëve, dhe m’i dërgoi, lloj lloj arme. Të gjitha i kam. Në WhatsApp”, tha ai.

Këtu, gazetari Buzhala, e ndërpreu për t’u siguruar në përgjigjen e tij: “Ridvan Muharremi t’i ka çu fotografitë e atmëve, ty, edhe ka thënë me qito?”

“Po, po”, shprehet i palëkundur ai.

“Ndodh, tha, që edhe helikopterë edhe armë të rënda ne çojmë se e kemi shansin njëherë tash na sot me përfitu. Por, te armët e lash temën. Por, ai prap më çojke forografi. Por, për më ardhë njëherë të armët, ju deshke me i marrë paret e vajit. E paret e vajit s’mujke me i marrë. E tha, mi përmendi do emra të partisë, tha po më kërcënojnë, ose po më vjen marre kur p’e shoh Albinin, tha po ma përmend shpesh, po me thotë: Ridi, ku osht vaji”.

Për të tingëlluar edhe më e tmerrshme ajo çfarë Gjinaj tregon t’i ketë kërkuar Muharremi është në lidhje me një kërkesë për likuidim të një kundërshtari politik, përkatësisht një pjesëtari të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Tema më serioze. Tema në esencë kundër shtetit, kundër popullit tonë. Së pari shkova me një shok timin, u takuam me një vend, dhe më tha që ky ka qenë me Albin Kurtin në burg. Njeri i rrezikshëm i thash është ai person, nuk është njeri i rrezikshëm. Tha: a kishi mujt me fol me ta që një person të PDK-së për me (gjest për eliminim) zhduk. Kështu më tha Ridvani. Tha që Albini e ka këtë dëshirë me ia plotësu, tha se mujn mem zanë më shumë besë atëhere. I thash Ridi, këto janë gjërat që i bën shtetin dëm. Këto nuk bahen. Këto kanë qenë temat që i kemi bë ne me të. Pasi e pa më zuni më shumë besë, tha i lajmë njëherë këto”, ka thënë Ndue Gjinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se…