Mick Schumacher mund ta garojë edhe në sezonin tjetër me Haas

23 shtator 2022 | 17:30

E ardhmja e Mick Schumacherit mund të jetë sërish makina Haas, duke rinovuar edhe për një vit kontratën në Formula 1.

Lajmi nuk është ende zyrtar, por Gunther Steiner, shefi i makinës amerikane, duket se është gati t’i japë edhe një shans pilotit të ri gjerman.

“Do të ulemi me Binotto në tavolinë dhe do të diskutojmë e vendosim. Sot për sot Mick ka 50 % shanse që të qëndrojë edhe një sezon me ne. Gjithsesi, ende asgjë nuk është vendosur. Nuk do të vendosim së shpejti, por as nuk duhet të vihemi nën presion”, ka thënë Steiner.

“Në garën e fundit, në Monza, bëri një paraqitje të mirë, por në listën e pilotëve që po monitorojmë ka edhe persona të tjerë. Mund të përmend dy emra, si Nico Hulkenberg dhe Daniel Ricciardo. Ky i fundit duhet të vendosë se çfarë do të bëjë. Të shohim edhe pak kohë”, ka shtuar Steiner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, është pranë nënshkrimit…