Mick Schumacheri, i lidhur ngushtë me Ferrarin

16 gusht 2019 | 14:40

Mick Schumacher, djali i Michael Schumacherit, korri në Hungari suksesin e parë në Botërorin e Formulës 2.

Piloti 20-vjeçar gjerman garon me skuadrën Prema, por prej janarit ai është pjesë e Akademisë Ferrari. “Pa ndihmën e marrë nga Ferrari në Akademi, vështirë se do të arrija të triumfoja në Hungari. Këtu kam mundur të familjarizohem me makinën dhe me gomat që përdoren në Formula 2. Ferrari ka qenë në çdo çast në kontakt të ngushtë me mua dhe më ka mbështetur, duke më dhënë mjaft këshilla”, ka thënë Mick Schumacher.

Duke folur për debutimin e tij në Formula 1, piloti i ri gjerman ka thënë: “Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dy apo më vonë. Di vetëm që kam fituar garën e parë në Formula 2 dhe kjo është një gjë pozitive. Gjithsesi, duhet ende të punoj fort, edhe pse falë ndihmës së Ferrarit po përmirësohem shumë si pilot”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…