Miftaraj: Deputetet e VV-së dëshmuan injorancë dhe ndërhyrje në pavarësinë e KPM

09 shkurt 2024 | 19:00

Ehat Miftaraj nga IKD-së ka thënë se kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti dhe shumica e anëtarëve të tjerë të këtij institucionit sot dëshmuan integritetin, profesionalizëm dhe zbatim të Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të drejtë, pavarur dhe të paanshme.

Ai tutje ka thënë se deputetet e VV-së dëshmuan njorancë dhe ndërhyrjen në pavarësinë e KPM-së.

Postimi i plotë:

Jeton Mehmeti, Kryetar i Komisionit të Pavarur për Media dhe shumica e anëtarëve tjerë të këtij Komisioni sot dëshmuan integritet, profesionalizëm dhe zbatim të Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të drejtë, pavarur dhe të paanshme.

Deputetet e LVV dëshmuan injorancë dhe ndëhyrje në pavarësinë e KPM. Injorancën dhe ndërhyrjën provuan ta paketojnë më patriotizëm dhe tradhëti kombëtare në mënyrën më primitive të mundshme.

P.S. Të gjithë anëtarët e KPM janë emëruar nga LVV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,…