Miftaraj kritikon qeverinë Kurti: Sot po flitet si të hiqen masat e BE-së, jo për integrimin evropian

07 shtator 2023 | 12:40

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar situatën aktuale politike.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Miftaraj ka thënë se sot flitet për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, në vend se të flitej për procesin e integrimit evropian.

“Pa pikë dyshimi që do të ishte alarm për qeverinë Kurti, për gjithë ministrat në qeverinë Kurti, për Lëvizjen Vetëvendosje sepse në vitin 2023, në vitin e tretë të qeverisjes Kurti kur do të duhej sot të bënim bilancin se ku është Kosova në procesin e integrimit Evropian, sot po flitet do të thotë se si t’i heqin masat ndëshkuese nga BE-ja të vendosura ndaj Kosovës”, ka thënë Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen…