Miftaraj: Presim fitore ndaj Trepçës ‘89

15 maj 2019 | 12:17

Mesfushori Diar Miftaraj, ka thënë se Prishtina është e përgatitur dhe se pret fitore të padiskutueshme në ndeshjen ndaj Trepçës ‘89.

Ndeshja në mes kryeqytetasve dhe skuadrës nga Mitrovica zhvillohet sot nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kemi ndeshje jetike, shpresoj të jemi në formën e mirë sikur në ndeshjen me Llapin dhe normalisht pres fitore të sigurt. Kundërshtar është i vështirë dhe s’duhet harruar që na kanë eliminuar për Kupë, megjithëse me shumë fat, sepse në 120 minuta patëm krijuar shumë raste shënimi, por besoj shumë se tash do t’ia kthejmë e t’i mposhtim e të vazhdojmë rrugën tonë drejt qëllimit ku e kemi”, ka thënë Miftaraj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës…