Mijëra vota për “Doktorin e Thaçit”: Sa ndikoi lidhja me ish-presidentin? (VIDEO)

10 qershor 2026 | 10:07

Mbi 55 për qind e kutive të votimit për kandidatët për deputetë janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit.

Bazuar në këtë rezultat, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adriatik Berisha, ka marrë 9624 vota, për çka, gazetarja Ardiana Thaçi në emisionin “Ora Shtatë” tha se është rezultat shumë befasues.

Ndryshe, Adriatik Berisha njihet ndryshe si “Doktori i Hashim Thaçit”, pasi i njëjti ka trajtuar babanë e ndjerë të ish-presidentit të Kosovës.

Lidhur me këtë, gazetari Enis Reçica tha se këto vota, sipas tij, tregojnë lidhjen sentimentale të votuesit të PDK-së me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Pra, veç pse e kemi pasur një pamje të zotëri Thaçit me mjekun duke u lëshuar shkallëve nga QKUK-ja, simpatizantët e PDK-së ia dhënë votën, pa ia hequr profesionalizmin”, tha gazetari.

Ndërsa gazetarja Thaçi tha se rikthimi i ish-presidentit mund të ndryshojë skenën politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën…