Mike Pence e merr vaksinën kundër koronavirusit

18 dhjetor 2020 | 15:47

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, të premten në mëngjes është vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Bashkë me të janë vaksinuar edhe bashkëshortja e tij, Karen Pence, dhe kryekirurgu Jerome Adams, shkruan “CNN”.

Ata janë informuar se pas tri javëve duhet të vaksinohen me dozën e dytë dhe kanë paralajmëruar se për një kohë mund të kenë pezmatim në dorë.

“Populli amerikan mund të besojë. Kemi një dhe, ndoshta brenda disa orëve, dy vaksina të sigurta të koronavirusit për ju dhe familjen tuaj”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pavarësisht faktit që ngjarja ndodhi brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja…