Milani, bindës ndaj Empolit

22 shkurt 2019 | 22:33

Përballja midis Milanit dhe Empolit nuk rezervoi surpriza. Djemtë e Gatuzos nuk lanë vend për diskutim teksa fituan me rezultatin 3-0 dhe me një lojë dominuese nga minuta e parë në të fundit.

Pjesa e parë filloi me një gol të Paketas, por sistemi VAR anuloi festën e brazilianit duke sinjalizuar për një pozicion jashtë loje. Megjithatë, pjesa e dytë ishte një histori krejt ndryshe.

Piatek zhbllokon sfidën në minutën e 49-të, ndërsa Kesie dyfishon pas vetëm dy minutash. Në të 67-ën Kastijeho çon shifrat në 3-0 falë një pasimi nga Andrea Konti, i cili tregoi se jo më kot u shpenzuan mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur…