Milani e dëshiron futbollistin shqiptar

29 tetor 2020 | 12:50

AC Milan në afatin kalimtar të dimrit do të tentojë transferimin e mbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “todofichajes.net”.

Mustafi ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Arsenalit dhe largimi i tij pritet të ndodh në janar, pasi në verë do të largohet me parametra zero. Skuadra angleze kërkon 6 milionë euro për futbollistin shqiptar, shumë e lehtë për tu përballuar nga Milani.

(V.Z / Epoka e re)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner po kritikohet shumë për përdorimin e tepërt të…