Milani e transferon kampionin e Evropës

30 maj 2021 | 21:13

Milani largoi Mario Mandzukiq pas vetëm disa muajsh ne Milanello dhe është në tratativa për t’i sjellë Zlatan Ibrahimoviq një partner në sulm.

Calciomercato raporton se akordi është arritur dhe një kampion Evropë do jetë lojtari i ri i Milanit në ditët në vijim.

Olivier Giroud përfundon kontratën e tij me Chelsean në pak ditë dhe Milani do jetë aventura e tij e re. I njëjti burim bën me dije se është arritur akord për një kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon.

Në ditët në vijim ai do vijë në Milano për vizitat mjekësore dhe për të firmosur për Milanin, teksa familjarë të tij janë parë në Itali për të parë për shtëpinë e re të sulmuesit. Giroud mbrëmjen e djeshme fitoi Champions League me Chelsean, megjithëse nuk zbriti në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Charles Kupchan, dhe përfaqësues të Bashkimit…