Milani kualifikohet në gjysmëfinale, debutim fantastik nga Piateki

29 janar 2019 | 22:46

Milan është kthyer te fitorja kundër Napolit pas pesë vitesh dhe ka siguruar  një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë, ashtu si në 14 dhjetorin e 2014-ës, edhe sot kanë fituar me rezultatin 2-0.

Proitagonistët e takimit të luajtur pesë vite më parë kanë qenë Menez dhe Bonaventura, ndërsa sfida e sotme ka pasur vetëm një hero: Krzysztof Piatek.

Sulmuesi polak, i cili u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes së kampionatit të luajtur të shtunën kundër Napolit (0-0), ka bërë debutimin e tij si titullar me kuqezinjtë spt dhe ka qenë një debutim ëndrrash.

Ai ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 10-të (gjuajtja e tij e parë në portë me fanellën e Milan-it) dhe e ka mbyllur atë në të 27-ën pas një lëvizje të bukur brenda zonës së rreptësisë. Kuqezinjtë do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e Inter-Lazio, ndeshje që do të luhet të enjten në mbrëmje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim…