Milani ndryshon kushtet për Ibrahimoviqin

24 dhjetor 2019 | 13:11

Zlatan Ibrahimoviq është më afër se kurrë kthimit te Milan pas raporteve se zgjatja e kontratës nuk do të varet nga kualifikimi në Evropë, por nga përformanca e tij.

Sulmuesi veteran është një lojtar i lirë pasi marrëveshja e tij me LA Galaxy skadoi. Bisedimet ishin ndërprerë javën e kaluar, por duket se kanë rifilluar me një përparim të rëndësishëm.

Sipas dy gazetave “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere della Sera”, do të jetë një kontratë gjashtë mujore me mundësi zgjatje automatikisht për një sezon më shumë. Për dallim nga plani fillestar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës, propozimi i ri do të bënte që Zlatan të marrë 18 muaj të plotë bazuar në performancat e tij dhe statistikat e golave.

Milani shpreson se do të marrë një vendim gjatë ditëve në vijim dhe ai mund të jetë në terrenin e trajnimit nga 30 dhjetori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa klikime, 80 euro, kaq mjaftoi dhe Tanja Kühne kishte…