Milanin vetëm mrekullia e shpëton nga eliminimi

15 mars 2018 | 11:39

AC Milan do të shkojë në Londër me besimin se mund ta përmbysë humbjen 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Evropa Ligës kundër Arsenalit.

“Kuqezinjtë” janë paraqitur në sfidën e javës së kaluar si favoritë, por ka qenë skuadra e Arsene Wengerit ajo që ka luajtur më mirë dhe ka marrë një rezultat që nuk u lë pothuajse asnjë shans milanezëve. “Topçinjtë” dominuan në takimin e luajtur në “San Siro” që nga minuta e parë dhe morën një fitore të merituar falë golave të Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey. Edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë, ka pak mundësi që londinezët të zhgënjejnë para publikut të tyre. Arsenal, në fakt, ka pasur një ecuri shumë të mirë në ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi dhe pritet ta marrin një fitore edhe mbrëmjen e së enjtes. Arsenali ka fituar 12 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në “Emirates Stadium” dhe në javën e fundit të Premierë Ligës kanë marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Watfordit. Edhe skuadra e Gennaro Gattuso ka marrë tri pikët në takimin e Serisë A të luajtur në fushën e Genoas, edhe pse fitorja ka ardhur në minutën e fundit falë një goli të sulmuesit portugez Andre Silva.

Evropa Ligë

17:00 Lokomotiv M. – Atletico M.     (0-3)
19:00 Athletic B. – Marseille              (1-3)
19:00 Dynamo Kyiv – Lazio                (2-2)
19:00 Viktoria P. – Sporting CP         (0-2)
19:00 Zenit – Leipzig                            (1-2)
21:05 Arsenal – Milan                          (2-0)
21:05 Lyon – CSKA Moscow               (0-3)
21:05 Salzburg – Borussia D.              (2-1)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PAOK-ut i jepet masa e parë ndëshkuese për ngjarjet e…