Militantët e PD-së ‘synojnë’ Kryeministrinë

20 shkurt 2024 | 21:15

Protesta e thirrur nga Rithemelimi këtë të martë të 20 shkurtit përballë Kryeministrisë është përshkallëzuar.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla molotov në shkallët e godinës së Kryeministrisë fill pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës.

Ndërsa disa prej militantëve kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga Policia, por nuk ia kanë dalë.

Menjëherë pas tensionimit të situatës, pas kordonit të parë policor janë pozicionuar efektivët e repartit “Shqiponja” dhe forca të FNSH-së.

Por protestuesit nuk janë ndalur me kaq, ata kanë rrëzuar gardhin e hekurit dhe kanë hedhur sende drejt policëve.

Militantët janë mjaftuar me kaq duke u larguar pas përfundimit të protestës opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga konferenca e përbashkët…