Milot Rashica realizon dy gola në fitoren e thellë të Galatasarayt

19 tetor 2022 | 22:44

Milot Rashica ka realizuar dy gola në Kupën e Turqisë, derisa klubi tij, Galatasaray ka realizuar fitore të thellë ndaj Kastamonuspor 1966 me rezultat 7-0.

Rashica ka realizuar në minutat 27-të dhe 56-të.
Golat e tjerë për Galatasarayn janë shënuar nga Seferovic, Gomis,  Ross, Akturkoglu dhe Akman. 

Rashica sonte ishte titullar te Galatasaray, gjë e cila nuk kishte ndodhur më herët që nga transferimi i tij nga Norwich. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.…