Minatori i ‘Trepçës’ përlotet para deputetëve: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje

31 tetor 2023 | 13:46

Minatori i “Trepçës”, Sami Peci, ka folur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ka kërkuar që të “shpëtohen” minatorët të cilët tash e tetë ditë janë futur në grevë.

Peci është përlotur derisa ka bërë thirrje ndaj deputetëve që t’i lënë mbledhjet dhe t’i nxjerrin minatorët nga greva.

“Minutat janë të mëdhenj. Kërkesë shpirtërore është hajdeni shpëtoni minatorët. Duhet me ditë që jeta po rrezikohet, leni këto sene mbledhje. Urdhëroni, me neve, pa neve t’i nxjerrim minatorët”, është shprehur Peci, duke shtruar se minatorët i kanë punët keq.

“Jemi për kërkesa sociale se shume keq i kemi punët”, ka thënë Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RTK-ja transmeton kronikë të gjerë për Panairin e Librit të…