Ministri i Arsimit uron nxënësit pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë

29 dhjetor 19:55

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.

“Me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë, dëshiroj të ju falënderoj për punën që keni bërë së bashku, për arritjen e rezultateve sa më të mira në mësime dhe për përkushtimin tuaj për të ngritur performancën në mësimdhënie dhe mësim-nxënie”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka theksuar se synon për cilësi më të mirë në arsim, që në të ardhmen Kosova të jetë konkurruese me vendet e zhvilluara.

“Kjo është ajo që po synojmë të gjithë, pra një shkollë cilësore, një arsim cilësor, me të cilin do të mund të jemi konkurrues me vendet e zhvilluara jo vetëm në arsim, por në të gjitha fushat tjera të jetës. Jam i bindur se, gjatë gjysmë vjetorit të dytë do të punoni edhe më shumë që fundi i vitit shkollor të na japë një rezultat për t’u krenuar”, deklaroi Bytyqi.

“Me këtë rast, mësimdhënës dhe nxënës të dashur, ua uroj edhe Vitin e Ri, juve dhe familjeve tuaja, me dëshirën që të keni shëndet e suksese gjatë vitit 2018″, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe…