Ministri Bytyqi i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

15 shtator 2018 | 12:20

Sot zyrtarisht ka nisur aksioni ta pastrojmë Kosovën, i cili po zhvillohet në 35 komuna dhe në të cilin po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Aksionit iu kanë përgjigjur përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë. 

Këtij aksioni iu ka bashkangjitur edhe ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi me gjithë stafin e tij. Ai ka thënë në rrjetin e tij social se “Ne duhet ta kemi çdo ditë vëmendjen te ambienti, sikur e gjithë bota e zhvilluar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë dhe do të ruajmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë”.

Ja postimi i tij i plotë në rrjetin social “Facebook”:

Bashkë me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot u bëmë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, për të shënuar kështu Ditën ndërkombëtare për pastrimin e ambientit.

Ne duhet ta kemi çdo ditë vëmendjen te ambienti, sikur e gjithë bota e zhvilluar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë dhe do të ruajmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.

Secili prej nesh, jo vetëm në këtë ditë, do të mund të bëjë diçka të vogël për hapësirën që na rrethon dhe të gjithë së bashku do ta kemi Kosovën të pastër, që është edhe parakusht për të qenë pjesë e rëndësishme e Evropës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ljubisha Dikoviq nuk do të shërbejë më si shef i…