Ministri Bytyqi takon përfaqësuesit e SBAShK-ut, flasin për angazhimet e përbashkëta në arsim

04 dhjetor 2018 | 11:54

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë.

“Falënderova SBAShK-un për kontributin që ka dhënë dhe po jep në të gjitha proceset që po zhvillohen në arsim, me qëllim të përmirësimit në cilësisë. U shpreha i gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërenditje të aktiviteteve mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, në mënyrë që të shikohen mundësitë e përmirësimit të koeficientëve të mësimdhënësve përmes Ligjit për Pagat, pra që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë koeficientë meritorë”, ka thënë pas takimit Bytyqi.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që kërkesat të jenë të arsyeshme dhe realizueshme konform mundësive buxhetore që ka vendi ynë.

“Në këtë takim biseduam edhe rreth zhvillimeve dhe procedurave nëpër të cilat po kalon Ligji për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta”, ka thënë ministri Bytyqi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…