Ministri Gashi dhe deputeti Beqa marrin pjesë në hapjen e kopshtit për fëmijë “Little Miracles”

01 qershor 2019 | 22:33

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, në Gjakovë u bë hapja e kopshtit “Little Miracles”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Hajdar Beqa, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë uruar Dr. Elza Këpuskën-Logopede për një fillim të mbarë të këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët.

“Fëmijët janë e ardhmja e Kosovës. Urime 1 Qershori fëmijë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” deputeti Hajdar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), njofton opinionin e…