Ministri Gashi: Objektivi ynë, ngritja e pjesëmarrjes në aktivitete sportive

27 shtator 2018 | 16:23

Sot, në Sheshin “Skënderbeu” , në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës ka hapur Panairin e Sportit, qëllimi i të cilit është që klubet sportive të komunave të paraqesin ofertat e tyre tek fëmijët e shkollave fillore, të cilët vendosin se cili sport është më atraktiv dhe më joshës për t’u marrë me të.

Në këtë panair mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili shprehu kënaqësinë për këtë organizim të KOK-ut.

“Organizimi i Javës Evropiane të Sportit, bashkëpunimi i Ministrisë me Komitetin Olimpik të Kosovës, me federatat e sporteve të ndryshme, në të njëjtën kohë edhe me klube të ndryshme, ka bërë dhe është dëshmia më e mirë se një bashkëpunim i mirë e masivizon dukshëm sportin në Kosovë, edhe për faktin që nga statistikat, një numër shumë i ulët i të rinjve tanë marrin pjesë në sport. Kjo na bën të gjithëve të bashkohemi e të koordinohemi që dokumentet tona strategjike të kenë ndryshime dhe objektivë të qartë ta kenë ngritjen e pjesëmarrjes në aktivitete sportive”, ka thënë Gashi.

“Unë si ministër dhe të gjitha federatat dhe komiteti olimpik do të jemi fuqishëm të angazhuar që gjatë vitit 2019 të punojmë që qytetarët të jenë pjese e aktiviteteve sportive, që ta ngritim përqindjen e pjesëmarrjes në aktivitete sportive”, ka deklaruar Gashi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuri BEXHETI Ky botim mbi jetën dhe veprimtarinë e Ahmet…