Ministri grek i Mbrojtjes vjen sot në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin dhe KFOR-in

16 prill 2026 | 12:12

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR.

Po ashtu, Dendias është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it si dhe parashihet edhe një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përballjeve drithëruese të Champions League, tash rendi është për…