Ministri Hasani merr vendim për themelimin e zonës ekonomike në Vushtrri

25 prill 2018 | 17:03

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka bërë me dije se ka marrë vendim për themelimin e zonës ekonomike në komunën e Vushtrrisë.

Ai ka thënë se krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste.

“Në mënyrë që t’u krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e zonës ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar”, ka thënë ministri Hasani.

Ai ka shtuar se prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik, është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86.00 hektarë.

“Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë!”, ka pohuar ministri i MTI-së, Bajram Hasani.

/Epoka e re/

No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Rexha po pëlqen ta fitojë titullin e kampionit me…