Ministri i Bujqësisë mbjell fidane në veri: Pyllëzimi bartë simbolikën e së ardhmes së re prosperuese

14 dhjetor 2023 | 23:48

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në finalizimin e aktivitetit të mbjelljes së fidaneve në veri, në fshatin Banjskë.

Ai tha se tani kur edhe në këtë pjesë të Kosovës sundon rendi dhe Ligji, duhet ushtruar të gjitha përgjegjësitë tona sektoriale.

“Në këtë drejtim edhe MBPZHR, përmes Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, po i zbaton përgjegjësitë e saj. Në veri të Republikës së Kosovës, përpjekjes për ta shndërruar në ambient toksik ne i përgjigjemi me mesazhin e paqes dhe ofrimit të fidaneve që simbolizojnë paqe duke dhuruar mjedis të pastër për qytetarët. Tani kur po zbatojmë projektin e revitalizimit të pyjeve, pyllëzimi në këtë vend sot përveç të tjerash bartë edhe simbolikën së ardhmes së re prosperuese”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka shtuar se projekti i pyllëzimeve vjeshtore të cilin e finalizuan me aktivitetin e mbjelljes së fidaneve në Banjskë ka një vlerë financiare prej 249,908.00 eurosh ndërsa u pyllëzuan 142.81 hektarë në 7 komuna si: Gjakova, Zveçani, Leposaviqi, Rahoveci, Hani i Elezit, Lipjani, Gjilani, Vitia dhe Novobërda. Numri i fidaneve të pyllëzuara arrin shifrën prej 357,025 fidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA- Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar…