Ministri i Jashtëm i Spanjës flet për ndeshjen Spanjë – Kosovë

25 janar 2021 | 17:48

Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë njëra-tjetrës Kosovën dhe Spanjën.

Spanja është një nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ishte raportuar se kjo mund të çojë në një konflikt diplomatik, por që ministri i Jashtëm i Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, e ka hedhur poshtë, përcjell “KosovaPress”.

“Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën shtet i pavarur, nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova. Në këtë mënyrë, pozicioni zyrtar i qeverisë së vendit tonë përballë kësaj situate delikate ishte i qartë, duke diferencuar çështjen e sportit nga politika”, ka thënë ai.

Laya ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me rregullat e FIFA-s të cilat nuk duhet të përkojnë me ato të së drejtës ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…