Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

25 prill 2024 | 11:56

Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit.

Sikorski i bëri këto komente duke e përshkruar drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk, shkruan Rel.

Ai ua shpjegoi botës dhe qytetarëve të vendit të vet se prioritetet e Polonisë kanë ndryshuar, pasi Tusk erdhi në pushtet në dhjetor.

Ai tha se Polonia dëshiron të kthehet në grupin e vendeve të cilat e vendosin agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Polonia, anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ndodhet në krahun lindor të të dyjave dhe kufizohet me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në seancën e Kuvendit të…