Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

19 qershor 2022 | 11:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.

Ai në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvalla, u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

Ministri turk gjithashtu theksoi se me homologen e saj biseduan edhe për thellimin e raporteve në mes dy vendeve.

“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë se si do t’izhvillojmë raportet tona. Me znj. Gërvalla kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre në Kosovë e Turqi. Dua ta përsërisë qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe se duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar për vizitë në…