Ministri Krasniqi takon nënkryetarin e parlamentit europian, Rainer Wieland

23 shtator 2022 | 11:58

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në takim, Krasniqi me delegacionin e Wieland kanë diskutuar për iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale, projektet ndërkomunale dhe ato ndërkufitare si dhe prioritetet për zbatimin e agjendës europiane.

Në anën tjetër, mysafiri ka ritheksuar përkrahjen e tij për Komunat e Republikës së Kosovës duke përmendur disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim me nivelin lokal.

Wieland në takim me ministrin Krasniqi ishte i shoqëruar nga kryetari i qytetit të Gerlingen, Dirk Oestringer, kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, Oliver Nauth, drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, Michael König dhe ligjëruesi, Johannes Blum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviqi nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi nuk…