Ministri Krasniqi viziton projektet e bashkëfinancuara nga MAPL në Istog

25 maj 2022 | 17:14

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar komunën e Istogut, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati. Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e bashkëfinancuara nga MAPL, për ecurinë e tyre dhe për projektet të cilat do të financohen nga MAPL në të ardhmen në komunën e Istogut.

Gjithashtu, ministri Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete i komunës së Istogut, Valmir Rama, ka vizituar Rrugën “Perëndimi” në Gurrakoc, Rrugën “Alush Aga” në Zallq dhe Rrugën “Livadhet e thata” në Shalinovicë.

Ai ka thënë se MAPL do të vazhdojë t’i mbështesë komunat dhe grupet e margjinalizuara duke synuar përmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbajtur kuvendet e federatave të sporteve paralimpike në Kosovë…