Mbahen kuvendet e federatave të sporteve paralimpike

25 maj 2022 | 17:12

Janë mbajtur kuvendet e federatave të sporteve paralimpike në Kosovë ku janë zgjedhur edhe udhëheqësit për sportet përkatëse.

Në sportin e para-pingpongut, kryetar i Federatës është zgjedhur Besim Galica, kurse sekretar i përgjithshëm i kësaj federate Besmir Haxhikadriu. Po ashtu, është themeluar edhe shtëpia e sportit “Boccia”, ku në krye të saj u vendos Luan Qabra, si një nga aktivistët më meritorë për themelimin e saj. Sekretar i kësaj shtëpie u zgjodh Fitim Halili.

Ky kuvend mori edhe përkrahjen e MKRS-së dhe kishte edhe aktorë nga Komiteti Paralimpik i Kosovës. Siç bëjnë me dije pjesëmarrësit, do të themelohen së paku edhe një ose dy federata të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.05.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  1.…