Ministri Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme

14 prill 2019 | 12:52

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka thënë se protesta e djeshme e opozitës ishte “e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme”.

“Ishte protestë e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme. Pati më pak pjesëmarrës, gjë që është lajm i mirë, pasi shqiptarët kanë kuptuar se pas kujt nuk duhet të rendin. Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt Parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme”.

“Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsuamuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, ka thënë Lleshaj në konferencë për medie, raporton “TCh”.

Lleshaj ka thënë se në këtë protestë është përdorur një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat janë shkaktuar dëme të mëdha.

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, ka thënë Lleshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë gjithë natës oficerët e policisë kriminale së bashku me…