Ministri Manja për vrasjen e Liridonës: Naimi nuk meriton të quhet shqiptar

06 dhjetor 2023 | 11:51

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka kërkuar që rasti i vrasjes së Liridona Ademaj-Murseli të trajtohet në mënyrë transparente.

Ai ka thënë se është rasti i parë në trojet shqiptare ku ndodh një krim i përmasave të tilla.

“Ai meriton ndëshkim meritor. Rasti i Liridonës dhe i ndëshkimit meritor që do të duhej të marrin organet e drejtësisë, do të duhej të ishte një rast përgjithësues për të mos ndodhur më në shoqëritë tona një krim i tillë”, ka thënë Manja.

“Për mendimin tim, ai nuk meriton të quhet shqiptar”, ka thënë Manja, duke iu referuar Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës i cili është arrestuar nën dyshimin se e ka porositur vrasjen e saj me të cilin ishte i martuar për 13 vjet.

Ministri shqiptar tutje është shprehur se tani i takon drejtësisë që të japë përgjigjen.

“Dhe përgjigjen duhet ta japë shpejt e në mënyrë objektive, për të mos lënë që rastit t’i vihet pluhuri i harresës”, ka deklaruar Manja për kp.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë…