Ministri Matoshi:  E ardhmja jonë do të varet shumë nga trajtimi i mbeturinave

22 maj 2019 | 14:59

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Berlinit  me të cilët ka diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë.

Gjatë këtij takimi Matoshi ka falënderuar studentët dhe profesorët për prezencën e tyre dhe studimin që ata po bëjnë tani në Kosovë mbi mbeturinat e ndërtim-demolimit si dhe ka prezantuar sfidat më të cilat po ballafaqohet shteti i Kosovës në fushën e mjedisit.

“E ardhmja jonë do të varet shumë nga drejtimi që do t’i japim këtyre problemeve mjedisore dhe raporti që ju do të bëni do të na ndihmoj në punën tonë”, ka deklaruar ministri Matoshi, duke shtuar se Kosova ka qenë të okupuar dhe sunduesit e saj nuk janë brengosur për mjedisin dhe planifikimin hapësinor të Kosovës, prandaj sipas tij, janë këto problem të cilat po trajtohen seriozisht.

Ministri Matoshi para studentëve ka folur dhe për investimet që po bëhen në fushën e mbeturinave duke thënë se bashkë me GIZ-in janë duke investuar 7 milion euro për mbështetjen e komunave në këtë fushë.

Ndërkaq udhëheqësja e programit të mbeturinave në GIZ, Alexandra Linden, ka falënderuar ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe ka treguar për projektet e përbashkëta që po zhvillohen në fushën e mjedisit nga MMPH-ja dhe GIZ-i.

Në fund të takimit Matoshi iu ka dhuruar të pranishmëve në takim nga një hartë të Kosovës në shenjë falënderimi për vizitën dhe punën që po bëjnë në Kosovë ky grup nga Universiteti i Berlinit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali…