Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Brahim Demalijaj

18 prill 2022 | 15:45

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit të kombit Brahim Demalijaj, në fshatin Strellcë të Deçanit.

Ai ka thënë se kjo vizitë ishte emocioni e frymëzimi i radhës gjatë ditës së sotme.

“Historia e popullit tonë është e shkruar me lavdinë e bujarinë e familjeve fisnike siç është edhe familja Demalijajt. Kjo familje i fali këtij vendi burra bujar e trima si Brahimi, që për asnjë moment nuk hezitoi t’i bashkohet Ushtrisë Çlimtare të Kosovës dhe të luftoj deri në frymën e fundit me rënien e tij Dëshmor. I lavdishëm gjithmonë heroi i kombit Brahim Demalijaj dhe gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një ngjarje…