Ministri Murati prezanton projektligjin për pagën minimale

13 maj 2022 | 12:36

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar Projektligjin për pagën minimale në Kosovë, i cili sot pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se pas 11 vitesh hapet rruga për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Murati ka treguar edhe për qëllimet kryesore të këtij projektligji.

“Po hapet rrugë, që pas 11 viteve të rritet paga minimale. Projektligji ka për qëllim që të eliminojë dykuptimësinë që të lëvizim tutje për pagën minimale. Deri në nivelin 250 euro, nuk do të ketë tatim. Ky projektligj e plotëson procedurën se si vije deri në pagën minimale në momentin kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik Social. Ligji parasheh që kjo të mund të bëhet edhe me propozim të ministrit të Financave. Me miratimin e këtij Ligji hapet edhe rruga për rritjen e pagës minimale”, është shprehur Murati.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.

“Ky është momenti i duhur, është mese e udhës që të ecet përpara me këtë ligj”, ka deklaruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku në emër të GP të…