Ministri Reçica: Punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze në punë

01 maj 2019 | 11:14

Me rastin e Ditës së Punëtorëve, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka thënë se punëtorët e vendit tonë meritojnë kushte dinjitoze në punë.

Reçica ka theksuar se nuk do të ndalen së angazhuari në përmbushjen e obligimeve ligjore e morale ndaj punëtorëve.

“Punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës. Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre. Me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve, ne në MPMS vitin e kaluar i kemi hyrë reformës së thellë të marrëdhënies së punës, që punëtori ynë të gëzojë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni. Nuk do të ndalemi së angazhuari në përmbushjen e obligimeve tona ligjore e morale ndaj punëtorëve tanë. Urime 1 Maji, Dita e Punëtorëve!”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donny Van de Beek ishte lojtari kryesor i Ajaxit në…