Ministri Reka vlerëson përkrahjen gjermane për Kosovën

20 shkurt 2020 | 15:27

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim Anja Becky, udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës federale të Gjermanisë, dhe Mark Barret, udhëheqës i projektit të GIZ-it, “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm, përkrahjen e fuqishme të cilin e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për procesin integrues, dhe për rrjedhën e implementimit të projektit me Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE).

Me këtë rast, ministri Reka ka falënderuar Beckyn për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, respektivisht për procesin e integrimit evropian, pasi sipas tij avancimi në këtë proces i hapë rrugë perspektives së qytetarëve tanë.

Projekti “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë thelbësorë për ngritjen e kuadrove institucional, dhe se GIZ do të vazhdoj mbështetjen e MIE-së drejt zbatimit me prioritet të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe në përgatitjen e administratës për aplikimin e ardhshëm për anëtarësim në BE.

Ndërsa Becky dhe Barrett ka rikonfirmuar përkrahjen e GIZ-it në pajtim me prioritetet e Qeverisë së republikës së Kosovës në procesin integrues.

Ata kanë theksuar përkushtimin e projektit të GIZ-it për përkrahjen e Kosovës sepse ky është një proces i gjatë dhe ka shumë punë për t’u bërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu,…