Veliu kërkon përkrahjen e ShBA-së për ministrinë që drejton

20 shkurt 2020 | 15:23

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Veliu e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për përkrahjen e deritanishme që kanë dhënë ShBA-ja në fuqizimin e MPBAP-së dhe ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Veliu njëkohësisht e ka njoftuar Kosnettin për prioritetet e tij, përfshirë buxhetin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, riorganizimin e punëve të brendshme, rishikimin dhe bashkimin e strategjive, sigurinë publike dhe kredibilitetin e këtij institucioni si më rëndësishmit në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Kosnett ka shprehur urimet e tij për Veliun në detyrën e tij të re, duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë janë zhvilluar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve…