Ministri Shala: Kosova është e gatshme për investime të huaja

10 korrik 2019 | 12:04

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala është takuar me disa sipërmarrës nga Turqia, me të cilët ka diskutuar për kushtet që ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

Me këtë rast, Shala ka thënë se Kosova është e gatshme për investime të huaja.

“Kisha kënaqësinë që të pres sot sipërmarrës nga Turqia, që diskutuam për kushtet që i ofron Republika e Kosovës për investitorët e huaj. Kryetarit të organizatës DEIK, z. Nail Olpak dhe kolegëve të tij iu tregova mundësit që i ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj, ku i garantohet i gjithë investimi. Për më tepër, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10 për qind në profit të korporatave dhe vetëm 5 për qind kontribut të detyruar të pensioneve dhe një nder benifitet kryesore që investitorët kanë në Kosove është taksa në dividendë e cila është 0 për qind. Po ashtu Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lirë, që do të hyn në fuqi më 1 shtator të këtij viti dhe e cila lehtëson tregtinë në mes të dyja vendeve”.

“Kosova me Ligjin për Investime Strategjike ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme për investitorët e huaj, e në këtë rast edhe për ata nga Turqia. Një falënderim për shtetin turk që ka zgjedhur Kosovën për t’i hapur disa nga bizneset më të mëdha në Ballkan”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people sitting, suit, wedding and indoor

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa…