Ministri Shala nga Samiti i Ballkanit Perëndimor fton investitorët e huaj në Kosovë

04 korrik 2019 | 12:53

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  Endrit Shala, është duke marr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznań të Polonisë, duke e përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ministri Shala në fjalën e tij në këtë Samit tha se Republika e Kosovës është duke bërë çdo ditë ndryshime në infrastrukturën ligjore që t’iu krijohen kushte sa më të mirë investitorëve të huaj.
“Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar çdo ditë në infrastrukturën ligjore për thithjen e investimeve të huaja direkte, për efektet e para pas fillimit te implementimit të Ligjit për Investime Strategjike”, tha Shala.

Ministri po ashtu ka treguar për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj, duke treguar se Kosova ka punuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës moderne, duke mundësuar lidhjen me vendet e Ballkanit.
“Kosova tashmë ka autostradat më moderne që mundësojnë lidhjen e Republikës së Kosovës me vendet e Ballkanit për kohë rekodre. Po ashtu kemi një rini jashtëzakonisht inovative, që e donë punën”, tha ministri.

Ministri bëri të ditur se janë duke punuar në reforma, dhe në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.
Ministri po ashtu ka kërkuar që marrëveshjet rajonale të shikohen si një rrugë dy kahore dhe të respektohen nga të gjitha palët e involvuara.
Ky Samit po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka ngushëlluar familjen Syla me rastin e ndarjes…