Nisma ngushëllon familjen Syla për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Gani Syla

04 korrik 2019 | 12:49

Nisma Socialdemokrate ka ngushëlluar familjen Syla me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare Gani Syla.

Në telegramin e ngushëllimit të kësaj partie është thënë se vdekja e tij ka lënë zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen e tij, por edhe tek miqtë e shokët e lëvizjes kombëtarë për liri.

“Lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Syla, të gjithë ne shokëve e miqve të tij të idealit na la të heshtur. Ganiu iku nga kjo jetë duke lënë prapa kujtime të mira, vepra të mira, por njëkohësisht duke lënë një zbrazëtirë të madhe në familje, farë e fis, në miq e shokët e Lëvizjes Kombëtare për liri! E shfrytëzojmë ketë rast të hidhur për të ngushëlluar familjen e ngushtë e të gjerë të tij, shokët dhe dashamirët e shumtë të tij! I përjetshëm qoftë kujtimi për njeriun e urtë, Gani Syla”, është theksuar në telegramin ngushëllues të Nismës Socialdemokrate.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës…