Ministri shqiptar komenton taksën e ‘Rrugës së Kombit’

20 shtator 2018 | 22:50

Tarifa prej 5 eurosh për udhëtimin një drejtimësh nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po duket e arsyeshme për pikëpamjen e politikanëve nga Shqipëria.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropë, Ditmir Bushati nuk deshi të komentojë nëse pagesa që ka filluar të aplikohet nga data 17 shtator, është e lartë apo e ulët.

“ Ka një problem, ju e dini e bëni shpesh atë rrugë, vini shpesh në Shqipëri, ka një problem: mungesa e përfundimit të asaj rruge, çka është bërë edhe shkak për aksidente të ndryshme, mungesa e sinjalistikës dhe në rastin tonë, tarifa e përcaktuar do të shërbejë për dy drejtime. Qoftë për përfundimin e rrugës dhe për mirëmbajtjen e saj sidomos gjatë periudhës së dimrit, sepse në fund të ditës ne na duhet që të kemi një rrugë të hapur gjatë 12 muajve”, ka deklaruar Bushati.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se qytetarët meritojnë një rrugë me standarde evropiane që deri sot shteti shqiptar nuk ua ka dhënë.

“Nuk jam në gjendje unë që të them që taksa ose tarifa për mirëmbajtjen e rrugës për makinë është pak apo është shumë sepse me sa di dhe me sa jam informuar për këtë çështje, ka disa standarde që përllogariten në raport me kilometrat, me vështirësitë e qarkullimit, me kushtet atmosferike dhe me faktin që në një mënyrë ose tjetër, shteti shqiptar është deficitar në radhë të parë ndaj qytetarëve të vendit të vet, sepse nuk ka arritur ta përfundojë këtë rrugë, ndonëse borxhi në thonjëza është marr nga xhepat e qytetarëve”, theksoi ministri.

Ai shtoi se “sot për sot është përcaktuar kjo lloj politike sepse deri dje dhe deri pardje për me shku nga Prishtina deri në Tiranë duhej një ditë ndërsa sot duhen dy orë, dy orë e gjysmë, tre orë ose tre orë e gjysmë në varësi të trafikut”.

Përveç kësaj, kryediplomati shqiptar në këtë intervistë diskuton çështje nga taksa e Rrugës së Kombit e deri te qëndrimi i Shqipërisë për politikën e jashtme të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I akuzuari për krime të luftës, Darko Tashiq do të…