Ministri Zemaj sot viziton Gjilanin

24 nëntor 2020 | 08:49

Gjatë së martës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta vizitojë Komunën e Gjilanit.

Fillimisht, ministri Zemaj do të pritet në takim në orën 13:00 nga i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më pas vizitën e tij Zemaj do ta vazhdojë në Spitalin e Gjilanit, ku edhe do të bëhet dorëzimi i rëntgenit mobil.

Sipas agjendës nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj do të qëndrojë për vizitë edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike.

Në orën 14:30 do të ketë paraqitje për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i është përgjigjur deklaratës së…